Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Arbenita Shabanit, shkruan GazetaDemos.
Kjo aktakuzë ndaj saj u ngrit për dy vepra penale: “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës” nga neni 242 paragrafi 1 dhe “Mos-përfillja e gjykatës” nga neni 393 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas Kodit Penal, vepra penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”, në paragrafin 1, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet, në rastet kur fëmija merret apo mbahet në kundërshtim me vendimet e organeve kompetente.
Ju kujtojmë se, sipas deklaratave të Feronit Shabani (Fero), Arbenita Shabani ka larguar vajzën nga Kosova që nga tetori i vitit 2024.