Një objekt është përfshirë nga flakët tash e tre orë tek “Zona Industriale”, transmeton Demos.
Sipas pamjeve shihet se zjarri po përhapet me shpejtësi dhe në vendin e ngjarjes janë policia, zjarrfikësit e ambulanca.
Rastin për Gazetën Demos e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 20:00, është raportuar për një zjarr aktiv në objektin e një kompanie në zonën industriale në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët po punojnë intensivisht për lokalizimin e zjarrit. Sipas informacioneve fillestare, dëmet janë të konsiderueshme, ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, ndërkaq, për të dalë në vendin e ngjarjes ka ftuar edhe zyrtarin për hetimin e shkaqeve të zjarrit”, tha ai.