Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka shprehur respekt për të gjithë kandidatët e tjerë që janë futur në garën për të udhëhequr qytetin.
I ftuar në Pressing në T7, ai ka theksuar rëndësinë e një gare të ndershme dhe demokratike, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që, sipas tij, kanë kontribuar në procesin e bashkimit të Mitrovicës.
“Unë i respektoj të gjithë kandidatët për kryetar të Mitrovicës”, ka thënë Tahiri.
Ndërkaq, ai ka folur edhe për bashkimin e Mitrovicës, i cili proces thotë se ka nisur nga viti 1999. Ai ka përmendur Ibrahim Rugovën, Bajram Rexhepin, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Avdullah Hotin e tash edhe Albin Kurtin.
“Falënderoj secilin që ka punuar me përkushtim për bashkimin e qytetit tonë,” ka deklaruar Tahiri.