Lajme

Nisin punimet për Shtëpinë e Komunitetit në fshatin Oshlan, kryetari Idrizi publikon pamjet

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Komunitetit në fshatin Oshlan, një projekt që do të krijojë hapësirë për trajnime dhe aktivitete të ndryshme, në veçanti për gratë punëtore të fshatit.

Kryetari Ferit Idrizi vizitoi sot vendin ku po zhvillohen punimet dhe falënderoi banorët për angazhimin dhe bashkëpunimin e treguar.

“Shtëpia e Komunitetit do të jetë një qendër zhvillimi dhe përbashkimi për të gjithë banorët. E gëzofshi!”, u shpreh Kryetari Idrizi.

Postimi i plotë:

Artikuj të ngjashëm

Back to top button