LajmeSport

Futbolli në zi, ndërron jetë në aksident trafiku Diogo Jota

Futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare.

Lajmin e ka dhënë gazeta e famshme spanjolle, Marca.

Lojtari portugez ka pësuar një aksident trafiku në zonën e Zamora, në kilometrin e 65-të të autostradës A52, pranë Komunës së Palacios de Sanabria.

Lojtari i Liverpoolit vdiq kur automjeti me të cilin udhëtonte me vëllain e tij Andre, një futbollist profesionist 26-vjeçar, doli nga rruga, duke shkaktuar zjarr.

Sipas dëshmitarëve që telefonuan në numrin 112, makina u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën edhe në bimësinë aty pranë dhe të dy lojtarët mbeten të vdekur.

 Jota iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 nga Wolverhampton për 44.7 milionë euro.

Që atëherë, ai ka bërë 182 paraqitje për Reds, duke shënuar 65 gola dhe duke dhënë 26 asiste.

Gjatë kësaj kohe, ai ka fituar tre trofe me Reds: një titull të Ligës Premier (2024-25), një FA Cup (2021-22) dhe një League Cup (2021-22).

Back to top button