Lajme

Demalijaj: Qendra Rinore në Deçan e uzurpuar nga kryetari aktual dhe familja e tij

Shkumbin Demalijaj, kandidati për kryetar të Deçanit nga “Iniciativa Qytetare “Demokracia” përmes një postimi në rrjete sociale deklaroi se Qendra Rinore në Deçan është uzurpuar nga kryetari dhe familja e tij.

“Të gjitha aktivitetet komunale dhe kulturore organizohen në këtë qendër, ku përfituesit kryesorë janë familja e kryetarit në ikje”, shkroi ai në reagimin e tij.

Reagimi i plotë:

Ky është skandali i radhës.

Qendra Rinore në Deçan po keqpërdoret nga kryetari aktual dhe familjarët e tij.

Të gjitha aktivitetet komunale dhe kulturore organizohen në këtë qendër, ku përfituesit kryesorë janë familja e kryetarit në ikje.

VIDEO:

Back to top button