Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Peci: Në ballafaqim me Hamzën, unë do të përfundoja kryetar i Mitrovicës

    02/07/2025 18:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje – Guxo, Faton Peci, ka thënë se kandidaturën për Mitrovicë s’e ka projektuar më herët.

    Peci tha kandidatura e tij ka ardhur si zgjidhja më e mirë që e ka menduar kreu i VV-së, Albin Kurti, me bashkëpunëtorët e Guxo, teksa tha se tërheqja e kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza, për të kandiduar sërish, nuk ia lehtëson situatën.

    “Nuk mendoj që e lehtëson, mendoj që garës do t’ia dilja edhe me Bedri Hamzën kandidat. Normal se do të ishte një garë me rivalitet më të lartë, pa dashur ta nënvlerësoj askënd, as këtë djalin që e ka përcaktuar si pasardhës, as Bedri Hamzën si kryetar komune”.

    “Por, mendoj që edhe në një garë në ballafaqim me Bedri Hamzën, unë do të përfundojë si kryetar i Mitrovicë”, tha Peci në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

    Ai më tej shpalosi edhe planet e tij për Mitrovicën, ku tha se do ta transformojë në një qytet që do të jetë atraktivë për vizitorë, për zhvillimin e turizmit malor dhe për projekte infrastrukturore.

    Artikuj të ngjashëm

    Analisti Shenoll Muharremi parashikon tronditje politike në zgjedhjet e mundshme të pranverës 2026

    Dimal Basha reagon pasi Osmani tha se duhet konsensus për votim të fshehtë: “Dehari ka të drejtë”, “pa votim”

    Ish-këshilltari i Thaçit: VV po kërkon dënim me burgim të përjetshëm për krerët e UÇK-së në Hagë

    Të Fundit

    Zjarr i madh në Pejë, raportohet se është djegur një kamion

    Deputetët nuk hoqën dorë, përfituan mijëra euro për karburante gjatë vitit 2024

    Rutte bën paralajmërimin e frikshëm: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin 

    Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park 

    Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.