Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    9 të vdekur në Evropë nga i nxehti dhe zjarret

    02/07/2025 18:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Vala e të nxehtit që ka mbërthyer Evropën ka shkaktuar të paktën 9 viktima në dy ditët e fundit.Pesë persona vdiqën në Itali nga temperaturat ekstreme, që i kaluan 40 gradë.

    Këtë të martë, dy të moshuar të moshës 60 dhe 75 vjeç humbën jetën në Sardenjë. Në 20 qytete në Itali janë shpallur si zona të kuqe.


    Në Francë, Ministria e Shëndetësisë raportoi se dy persona vdiqën pas sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë e këtyre ditëve, duke shtuar se “mbi 300 persona u ndihmuan pas thirrjeve emergjente”.Temperaturat e larta ndikuan në aktivizimin e zjarreve në Spanjë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave të moshës 32 dhe 45 vjeç në rajonin e Katalonjës. Rreth 20 mijë banorëve iu kërkua të qëndronin brenda në shtëpi për disa orë, derisa zjarri i përhapur të vihej nën kontroll. Autoritetet thanë se zjarri dogji 6,500 hektarë tokë bujqësore.


    Qershori që kaloi ishte muaji më i nxehtë në histori, duke kapur temperatura maksimale deri në 46 gradë Celsius në Spanjë dhe në Portugali.

    Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt, duke u rritur me dyfishin e mesatares globale, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Kopernikus të BE-së. Ky trend po shkakton që temperaturat e larta të shfaqen më herët gjatë vitit dhe të zgjasin më shumë në muajt e vjeshtës.

    Sipas Swiss Re, nga nxehtësia ekstreme e motit humbin jetën deri në 480,000 njerëz çdo vit në të gjithë botën, shifër kjo që tejkalon numrin e përgjithshëm të viktimave nga përmbytjet, tërmetet dhe uraganet.

    Artikuj të ngjashëm

    E trishtë: Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut 

    Gjendjet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Pedro Neto ndërpren pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube, në zi për Diogo Jotën

    Të Fundit

    Dalin pamje: Ky është vendi ku vdiq 27-vjeçari në Lipjan pas arrestimit të Policisë

    Policia në Prishtinë me operacion të gjerë kundër bixhozit – bien në pranga 34 persona

    Vetaksidenti në Batllavë të Podujevës, katër persona të lënduar – Policia jep detaje

    Temperaturat mbi 35°C në zyra – KPK dhe Zyra e Kryeprokurorit reagojnë lidhur me kushtet e rënda të punës

    Noizy arrestohet në aeroportin e Cyrihut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.