Edhe pse ende e vogël në moshë, Leona Rexhepi po dëshmon se talenti dhe ndjenja nuk kanë kufij. Me një zë të mrekullueshëm dhe një shpirt të ndjeshëm, Leona është duke u përgatitur të lansoje këngën e saj të parë – një këngë që nuk është thjesht muzikë, por një thirrje për kujtim dhe drejtësi.
Kënga e Leonës trajton një nga plagët më të mëdha të historisë sonë të afërt – njerëzit e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk janë gjetur. Përmes vargjeve dhe melodisë, Leona përcjell dhimbjen e familjarëve, mungesën dhe shpresën që ende jeton për një përgjigje, për një kthim, për një të vërtetë.
Zëri i saj i pastër dhe i fuqishëm mbart emocionin që nuk mund të shprehet me fjalë. Është një zë që i jep jehonë atyre që nuk kanë mundur të flasin, një zë që prek zemrat dhe ngre vetëdijen.
Leona Rexhepi është dëshmi se brezat e rinj nuk harrojnë – ata kujtojnë, ndiejnë dhe krijojnë për të mos lejuar që historia të mbulohet me heshtje.