Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është “i papjekur” dhe “fëmijë ngucakeq”, pas komenteve që ai i bëri për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
“Nëse deri sot s’e keni kuptuar sa i papjekur është Albini, sa fëmijë ngucakeq, shiheni sot karshi Përparimit kur ky i kërkon koordinim e zhbllokim të projekteve në Prishtinë”, shkroi ai.
“Me të njejtin inat fëminor është sjellur gjithë jetën, brenda e jashtë Kosovës dhe i tillë do mbetet gjithë jetën”.