Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Prezantimi i krijimtarisë së pasur poetike, brenda një libri, i poetit, shkrimtarit, publicistit e veprimtarit Mustafë Xhemailit

    30/06/2025 12:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Mustafë Xhemajli: Poezi, Drini, 2024

    Libri i poetit, shkrimtarit e veprimtarit të çeshtjes kombëtare, me titullin POEZI, është botuar gjatë vitit 2014 nga botuesi DRINI.

    Brenda këtij libri janë të përmbledhura poezitë nga librat: Netëve të verës (Rilindja, 1982); Fusha e plagosur (Naim Frashëri, Tiranë, 1993); Sëmundjet e botës (Dukagjini, Pejë, 2001); Dorëshkrimi nga dheu (Rozafa, Prishtinë, 2003); Për me dekë bukur (Rozafa, Prishtinë, 2008).

    Pastaj, vlen për te theksuar se Mustafë Xhemajli ka shkruar edhe librat: Arkitektura e stinëve, në gjuhën gjermane, “Kuarteti poetik”, Prishtinë, 2004; Banon ëndrra në syrin tim, për fëmijë e të rinj, Feriza, 2002.

    Në fushën e publicistikës ka botuar shumë punime në gazeta e revista të ndryshme. Nga kjo fushë ka botuar librat: Hysen Tërpeza – një legjendë për Kosovën”, Prishtinë, 2014; Publicistika kryengritëse (1980 – 2000), Prishtinë, 2010.

    Ndërkaq në fushën e kritikës letrare, ka botuar librat: Ankthi i shkrimit, Prishtinë, 2005; Pesha e penës, Prishtinë, 2010. Lexuesi në librin me titull POEZI, do të njihet me krijimtarinë poetike të botuar deri më tani nga ky krijues i frytshëm, krijimet e të cilit janë botuar jo kur ka pasur dëshirë autori, e as ku janë shkruar, por kur janë krijuar mundësitë, jo vetëm financiare, por në radhë të parë ato politike.

    Për shkak se ishte i ndjekur politik nga UDB-ja, ku më 1984 u detyrua të largohej dhe të strehohej në Zvicër, veprimtria letrare e tij zhvillohej në rrethana jonormale. Kujtojmë në këtë rast, faktin se Mustafë Xhemajli ishte i prezantuar në librin me poezi me titullin “Lulet në Ballkon” që ishte Antologji e Letërsisë më të re në Kosovë, i botuar në edicionin e botimeve të Rilindjes, i cili pasi ishte botuar dhe shpërndarë në rrejtin e shitjes, më 1985 u ndalua nga shitja duke u tërhequr, pikërisht për shkak prezantimit të Mustafë Xhemajlit me një cikël me poezi në këtë libër.

    Po për këto arsye, u tërhoq nga shitja dhe u ndalua edhe libri i parë me poezi i MUstafë Xhemajlt me titull “Netëve të verës”, që ishte botuar më 1982 në edicionin e botimeve të Rilindjes. Ndalimi i këtyre librave ishte bërë nga UDB-ja për shkaqe politike, (ashtu siç ju ndoq e burgos e tërë familja e Mustafë Xhemajlit). Ndonëse i gjendur në kushte e rrathana të jashtzakonshme, Mustafë Xhemajli, pas largimit në përendim, krahas veprimtarisë kombëtare, ka vazhduar edhe të shkruaj krijime letrare me tema të ndryshme.

    Ndonëse në këto rrethana, megjithatë, Mustafë Xhemajli në krijimet e tij të shkruara edhe pas ndjekjes, nuk është lëshuar në nivelin e deklarativizmit e patetizmit, por është munduar që ta ruaj nivelin artistik në temat që trajton.

    Për krijimtarinë e tij, kanë shkruar krijues, lritikë e studiues letrar si: dr. Ali Aliu, dr. Ibrahim Rugova, dr. Agim Vinca. Dr. Bedri Dedja, Haqif Mulliqi, dr. Milazim Krasniqi, Xhemal Ahmeti, Zyrafete Shala, Tahir Desku, dr. Sali Bashota, Ismail Syla, Shaip Beqiri etj. E veçantë në këtë libër, është dorëshkrimi i ruajtur në dhe, ku autori është detyruar tërë dorshkrimin ta fus në dhe, për të mos u konfiskuar nga UDB-ja, me rastin e bastisjes.

    Pas shumë vitesh, dorëshkrimi është nxjerrë, dhe secila faqe është botuar pos në teskt si çdo libër, paralelisht është botuar edhe në falsimil, e shkruar në makinë, ashtu si e ka shkruar në këtë kohë autori. Kjo vërehet edhe nga oksidimi i pjesërishëm i letrës ku si pasojë letra e ka ndërruar ngjyrën. Gjithashtu në këtë dorëshkrim është ruajtur edhe mendimi i shkruar nga Jusuf Gërvalla në formë recensioni, i cili botohet në këtë rast.

    Libri me titull POEZI, i autorit Mustafë Xhemaili, jo vetëm që ja vlenë për tu pasur në bibliotekën personale secili lexues e krijues, para së gjithash meriton lexim të vëmëndshëm të këtij krijuesi e veprimtari brilant.

    Artikuj të ngjashëm

    Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Danjës

    Lladrovci: A e din çka do të thotë 9 vjet me punu me duar të pastra

    Gruda: Nuk ka bazë për votim të fshehtë, praktika e sotme parlamentare është votimi i hapur

    Të Fundit

    Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Danjës

    Lladrovci: A e din çka do të thotë 9 vjet me punu me duar të pastra

    Gruda: Nuk ka bazë për votim të fshehtë, praktika e sotme parlamentare është votimi i hapur

    Festë e veçantë në familjen e Shyhrete Behlulit

    Lladrovci i sigurt se në zgjedhjet lokale do t’i fitojë mbi 70% të votave sa partia në zgjedhjet e fundit nacionale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.