Një person i kërkuar me inicialet V.S i moshës 25 vjeç është arrestuar me urdhëresë të gjykatës.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i i kërkuari është dërguar në vuajtje të dënimit për 2 vite.
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit të Veriut me datë 29.06.2025, të cilët arritën ta arrestojnë personin e kërkuar:
V.S, mashkull, 25 vjeç, i cili konform urdhëresës së gjykatës është dërguar në vuajtje të dënimit (2 vite).