Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjykata Themelore hedh poshtë aktakuzën ndaj Klodian Allajbeut, Ekrem Llukës dhe të tjerëve

    30/06/2025 11:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Gjykata Themelore e Prishtinës e ka hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj pronarit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, pronarit të Qendrës Kardiake të Kosovës, Ekrem Lluka dhe të tjerëve për falsifikim të dokumenteve dhe shpërlarje parash.

    Gjykata ka konstatuar se aktakuza e ngritur kundër tetë personave nuk përfshin prova të mjaftueshme që vëprat penale të jenë kryer nga të pandehurit.

    “Dokumentet e konsideruara si të falsifikuara janë nënshkruar nga persona të autorizuar dhe nuk ka nderhyrje që do të plotësonin elementet e vepres penale të falsifikimit sipas nenit 390 të KPRK. Vepra e shpërlarjes së parave nuk mund të ekzistojë pa një vepër paraprake penale të provuar. Prokuroria ka aplikuar gabimisht Kodin Penal të vitit 2019 për vepra të pretenduara të kryera në vitet 2014-2015, kur ka qenë në fuqi Kodi Penal i vitit 2012, i cili ka dispozita më të favorshme”, thuhet në konstatimet e Gjykatës.

    Gjykata Themelore e Prishtinës thekson në aktvendim se për pushim të procedurës penale ndaj të gjithë të akuzuarve vendosi pasi konstatoi mungesë të provave.

    “Karakteristikë e veprës penale falsifikimi i dokumentit është ajo se dokument nuk rrjedh nga personi i cili është shënuar në të si lëshues (dhënës) i tij. Atë e bën të remë fakti sa ai është atribuuar personit i cili nuk e ka lëshuar atë dhe tentohet që të krijohet përshtypja se pikërisht një person i caktuar është lëshues (dhënës) i tij (dokumentit), edhe pse në fakt ai nuk e ka lëshuar. Dokumenti i rremë ekziston edhe atëherë kur përmbajtja e tij është e saktë, por atë nuk e ka lëshuar personi i cili në dokument është shënuar si lëshues (dhënës) i tij”, sqaron Gjykata në aktvendim.

    Gjykata thekson se “përpilimi është hartim i plotë apo i pjesshëm i dokumentit të rremë, përpilimi i të i plotë i dokumentit do të ekzistonte atëherë kur ndonjë person i atribuhet deklarata të cilën ai fare nuk e ka dhënë”.

    “Vepra penale ekziston dhe në situatën ku personi i shënuar në dokument nuk ekziston fare apo ka vdekur. Përpilimi i rremë ekziston edhe atëherë kur është përpiluar pjesërisht dokumenti i rremë – në dokumentin ekzistues origjinal (të vërtetë) një pjesë fshihet, i jepet përmbajtje tjetër, i shtohet emri edhe i ndonjë personi, përpos dhënësit të dokumentit, apo shlyhet emri i ndonjë personi që është lëshues (dhënës) i dokumentit etj”.

    Kësisoj, Themelorja konstatoi se “nuk kemi të bëjmë me falsifikim dokumenti, edhe në ato situata kur dokumenti është nënshkruar nga personi i autorizuar (nënshkrimi është autentik – origjinal), por përmbajtja e tij është e pa vërtetë ose e pavlefshme”.

    Në lidhje me pastrimin e parave, Gjykata gjeti se Prokuroria nuk e arsyetoi saktësisht me argumente këtë pretendim për secilin të akuzuar “cilat para i ka përfituar me veprime të paligjshme (shuma e parave për secilin të pandehur), dhe saktësisht ku i ka pastruar ato, duke saktësuar mënyrën e shpërlarjes, cilën pronë e ka blerë pikërisht me ato para të pista”.

    “Meqenëse bëhet fjalë për kompanitë fitim prurëse, të cilat kanë të hyra të ndryshme vjetore nga veprimtaria e tyre (pra, nuk kanë pasur si burim të vetëm paratë e supozuara të paligjshme), lindë pyetja që kërkon sqarim: me cilat prova prokuroria ka vërtetuar se pikërisht me ato para të paligjshme janë blerë “prona imagjinare), dhe jo me paratë e ligjshme në kuadër të biznesit të tyre? Këtë përgjigje nuk e ka dhënë prokurori, nuk ka argumentuar, e që ky pretendim ngelet vetëm nën suaza të “supozimeve-hamendësimeve” por jo pretendim i argumetuar me prova të pakontestueshme”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore.

    Derisa Prokuroria në dispozitivin ku përshkruan veprat penale të pastrimit të parave “nuk përmend asnjë provë konkrete, asnjë xhirollogari konkrete, asnjë transfer konkret të realizuar me paratë e supozuara të pista”, Gjykata thotë se ka kërkuar konfiskim konkret të pronave, “duke mos i identifikuar se ku ndodhen, pa dhënë asnjë argument të vetëm se me cilat prova ka vërtetuar prokuroria se pikërisht këto prona, transfere parash apo xhirollogari janë produkt i veprës penale të falsifikimit të dokumenteve”.

    “Shitblerjet janë të ligjshme vetëm kur kryhen me trasanksione bankare, dhe transferi i parave kontrollohet me rigorozitet nga mekanizmat mbikëqyrës të bankave. Po të mos i kishin arsyetuar ato para me dëshmi të ligjshme, nuk do të mund të realizonin transfere të tilla dhe nuk rezulton se së paku te ndonjëri nga këto veprime që prokurori po i vlerëson si vepra penale të jenë ndëshkuar së paku me gjoba administrative”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

    Artikuj të ngjashëm

    Lladrovci i sigurt se në zgjedhjet lokale do t’i fitojë mbi 70% të votave sa partia në zgjedhjet e fundit nacionale

    Kajtazi: Kurtit duhet me ia ndalu hyrjen në zyre të qeverisë

    A po hapet ura e Ibrit, çfarë dinë shqiptarët dhe serbët?

    Të Fundit

    Lladrovci i sigurt se në zgjedhjet lokale do t’i fitojë mbi 70% të votave sa partia në zgjedhjet e fundit nacionale

    Kajtazi: Kurtit duhet me ia ndalu hyrjen në zyre të qeverisë

    A po hapet ura e Ibrit, çfarë dinë shqiptarët dhe serbët?

    Tragjike në Itali: Vajza 9 vjeçare nga Maqedonia e Veriut humb jetën në lumë

    Valon Syla reagon pas arrestimit: Nuk kam ushtruar dhunë, u linçova si monstrum i dhunshëm

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.