Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rritja e çmimit të rrymës godet ekonominë, Rafuna paralajmëron mbyllje biznesesh dhe varfëri në rritje

    30/06/2025 09:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rritja e çmimit të energjisë elektrike po rrezikon seriozisht bizneset dhe standardin jetësor të qytetarëve të Kosovës, vlerëson kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, Rafuna shprehet se Kosova po bëhet një vend i pashpresë, për shkak të ndikimeve të mëdha që ka shtrenjtimi i energjisë në ekonomi dhe shoqëri.

    Sipas tij, rritja prej 16.1 për qind e çmimit të rrymës po ndikon drejtpërdrejt në fuqinë blerëse të qytetarëve, ndërsa dalja në tregun e lirë e ka rritur çmimin e energjisë deri në 400 për qind, çka mund të çojë në mbyllje të bizneseve, rritje të papunësisë dhe varfërim të mëtejshëm të qytetarëve.

    “Shtrenjtimi 6.1 për qind është shumë. Po ashtu, është shumë edhe dalja në tregun e lirë, ku prej 200 – 400 për qind ka shkuar, por nëse vazhdon kjo kokëfortësi që bizneset të mbahen në tregun e lirë, nuk do të flitet më për 400 për qind, por nuk do të ketë përqindje që do ta ndalë çmimin e energjisë elektrike. Ne importojmë energjinë. Bashkë me të, e importojmë edhe çmimin. Biznesi jo që do të mbyllet, por nuk do të mund të ekzistojë më në këto kushte dhe rrethana”, deklaroi Rafuna.

    Ai thekson se rritja e çmimit të energjisë për qytetarët nuk ka qenë e drejtë, pasi ka ulur standardin jetësor dhe ka dobësuar aktivitetin ekonomik. Sipas tij, kur nuk ka fuqi blerëse, bizneset nuk mund të performojnë, ndaj është kundër rritjes së çmimit të energjisë si për ekonominë familjare, ashtu edhe për sektorin privat.

    Rafuna paralajmëron se pasojat më të rënda do të ndihen në muajt e ftohtë, kur konsumi i energjisë rritet ndjeshëm.

    Ai shton se prodhuesit vendorë po humbasin konkurrencën përballë produkteve të importuara, ndërsa eksporti po bie.

    “Nëse mbyllen bizneset rritet papunësia, Kosova po bëhet një vend i pashpresë. Qytetarët nuk e vërejnë tani për arsye se nuk shpenzojmë shumë. Më së shumti çmimi do të vërehet nga fillimi i muajit tetor, kur moti të jetë më i ftohtë dhe të fillojë konsumimi i energjisë. Atëherë do të vërejë qytetari, por edhe bizneset. Po bëhemi një vend që do të do të na shfrytëzojnë të gjithë, të gjithë do të na shesin, ne nuk do të kemi prodhim. Janë të dhënat e fundit: vetëm 13 për qind e mbulojmë eksportin me import. Ne kemi ngecur, bile kemi rënie të eksportit. Në pesëmujor janë 1.6 miliardë që janë importuar”, theksoi ai.

    Rafuna përfundon duke thënë se rritja e çmimit të energjisë është kosto shtesë për çdo prodhues, që e bën produktin vendas më të shtrenjtë dhe më pak konkurrues, si në tregun vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

    Artikuj të ngjashëm

    Bulliqi: Kushtetuesja më shumë e ka komplikuar, tash është radha e Presidentes

    Leona Rexhepi – Zëri i vogël me një mesazh të madh

    Kastriot Shabani, kandidat i LDK-së për komunën e Shtimes

    Të Fundit

    Bulliqi: Kushtetuesja më shumë e ka komplikuar, tash është radha e Presidentes

    Leona Rexhepi – Zëri i vogël me një mesazh të madh

    Kastriot Shabani, kandidat i LDK-së për komunën e Shtimes

    “Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sulmua nga policët në Klinë

    “Osmani më e pëlqyer se Kurti në të gjitha nivelet e arsimit të votuesve”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.