Një katërvjeçare në Lezhë ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se vajza është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, raporton Euronews.al.
“Rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë e mitur, 4-vjeçe. E mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar”.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet tutje në njoftimin e policisë