Një rrahje ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut përgjatë së dielës. Dy persona janë arrestuar, ku njëri nga ta është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sinjali raporton me burime se i dyshuari që është ndaluar për 48 orë është Mustafë Cerani, 22-vjeçar, i cili u konfliktua me Stefan Veljkoviqin, 34-vjeçar në rrugën “Serdara Janka Vukotica”, në lagjen Kodra e Minatorëve.
Pas përleshjes, të dy janë dërguar fillimisht në Stacionin Policor, pastaj në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku kanë marrë trajtim mjekësor për lëndime trupore.
Prokurori i Shtetit ka cilësuar rastin si “Lëndim i lehtë trupor” dhe ka urdhëruar që Mustafë Cerani të mbahet në ndalim për 48 orë, ndërsa rasti është në fazë hetimore