Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Shpërbëhet sërish ekipi i Bad News Eagles

    29/06/2025 20:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ekipi kosovar që shkroi historinë në CS:GO, Bad News Eagles, ka njoftuar sot (e shtunë) për shpërbërjen e ekipit.

    Këtë lajm ata e kanë bërë përmes një njoftimi në rrjetin social X, ku sipas tyre deri tek ky vendim kanë ardhur për shkak se nuk kanë arritur të përmirësohen si ekip.

    Kujtojmë se më parë ekipi i BNE ka qenë për një kohë nën menaxhimin e organizatës britanike Guild, por as atëherë gjërat nuk kishin funksionuar siç duhet dhe ekipi ishte shpërbërë, me lojtarët që ndërmorën drejtime të ndryshme në karrierën e tyre.

    Njoftimi i plotë nga Bad News Eagles:

    Pas shumë vitesh të paharrueshme së bashku, ka ardhur momenti që ekipi ynë të ndahet.

    Që nga fillimi, nisëm me një ëndërr, të garonim në nivelin më të lartë, të sfidonim kufijtë tanë dhe të lëmë gjurmë në skenën e Counter-Strike.

    Së bashku, u kualifikuam për tre Major-e, thyem barriera dhe bëmë histori në komunitetin shqiptar të Counter-Strike.

    Jemi jashtëzakonisht krenarë për gjithçka që kemi arritur, jo vetëm për fitoret, por për miqësitë, përkushtimin dhe kujtimet që do të na shoqërojnë gjithmonë.

    Muajt e fundit kanë qenë të vështirë dhe nuk po arrinim të përmirësoheshim si ekip. Asgjë nga kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa mbështetjen e jashtëzakonshme nga tifozët tanë, miqtë, dhe komuniteti i CS, jo vetëm në Shqipëri, por anembanë botës.

    Besimi juaj tek ne, brohoritjet, mesazhet, kanë qenë gjithçka për ne. Edhe pse ekipi po shpërbëhet, fryma, trashëgimia dhe pasioni për lojën do të jetojnë më tej.

    Kjo nuk është një lamtumirë, është thjesht fundi i një kapitulli, dhe fillimi i shumë të rinjve.

    Artikuj të ngjashëm

    Zyrtare: Shqiponja fluturon sërish, rikthehet Bad News Eagles

    Bad News Eagles do të përballen me ekipin forZe në turneun CCT Online Finals

    Bad News Eagles e nis nesër aventurën në Major, zbulohet kundërshtari dhe ora

    Të Fundit

    “Çdo informacion i vlefshëm”, Ambasada e Kosovës në Gjermani publikon thirrjen për zhdukjen e 13-vjeçares 

    Çfarë ndryshon në Zvicër nga 1 korriku?

    Koci: E ka blloku Kuvendin, e Albin Kurtit po i bie në mend me shku në Operë në Drenicë 

    ​Protesta në Beograd, Aleksandar Ivanoviq: Njerëzit janë të vendosur ta luftojnë regjimin mafioz deri në fund

    Bie aksidentalisht nga ballkoni i banesës një katërvjeçare në Lezhë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.