Trafiku në një urë mbi lumin Don në rrethin Kalachevsky të rajonit Volgograd të Rusisë është kufizuar përkohësisht për të hequr mbetjet e një sulmi “masiv” me dron ukrainas.
Guvernatori i Volgogradit, Andrei Bocharov, tha se nuk ka pasur të lënduar në sulm, shkruan Reuters.
Aktualisht nuk ka informacion nëse ura mbi lumin Don, e pesta më e gjatë në Evropë, është dëmtuar.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore kapën 39 dronë ukrainas gjatë natës mbi territorin rus dhe Gadishullin e Krimesë, përfshirë 13 mbi rajonin e Volgogradit.
Aeroporti i Volgogradit ishte i mbyllur për më shumë se tre orë përpara se fluturimet të riktheheshin.
Këtë e ka bërë të ditur autoriteti rus i aviacionit civil Rosaviatsia.