Sot nga ora 11:00 do të regjistrohet episodi i 38-të në përpjekje për ta funksionalizuar parlamentin.
Seanca paraprake, që u mbajt të mërkurën, më 25 qershor, zgjati si zakonisht mbi 2 minuta.
Dështimet rekorde të seancave po ndodhin shkaku se deputetët e zgjedhur nuk po e votojnë komisionin rreth votimit të fshehtë për zgjedhjen e kreut të Kuvendit të Kosovës.
Për këtë pozitë, Lëvizja Vetëvendosje assesi nuk po heq dorë nga kandidimi i Albulena Haxhiut.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim njëzëri në rastin KO124/25, duke deklaruar të pavlefshme vendimet e Kuvendit lidhur me refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë dhe vendimet e ngjashme të seancave të tjera konstituive.
Sipas aktgjykimit, seanca konstituive e Kuvendit e nisur më 15 prill 2025 nuk ka përfunduar, pasi nuk janë zgjedhur Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, duke e bërë kështu të pavlefshme konstituimin e Kuvendit. Gjykata ka kërkuar që brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit, deputetët të përfundojnë procesin e zgjedhjes së udhëheqjes së Kuvendit dhe të fillojnë funksionimin e plotë të tij.