Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Banorët jashtë, kaplohet nga zjarri edhe ndërtesa afër vatrës së parë

    26/06/2025 23:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    GazetaDemos nga vendi i ngjarjes në lagjen Emshir në Prishtinë merr vesh se është kapluar nga zjarri edhe një ndërtesë tjetër, afër ndërtesës ku vatra e zjarrit ka filluar që nga ora 20:00.

    Banorët e tyre kanë dalë jashtë ndërtesave.

    Ekipet e zjarrfikësve janë duke intervenuar në lokalizimin total të zjarrit akoma, teksa Policia ka bllokuar disa rrugë.

    Çka dihet deri më tani?:

    Është duke vazhduar “lufta” me flakët e përhapura në një ndërtesë në Emshir të Prishtinës. Vatra e zjarrit e cila ka nisur që në orën 20:00 ende nuk është lokalizuar totalisht, raporton GazetaDemos.

    Ekipet e zjarrfiksëve e ato policore janë në vendin e ngjarjes ku dhe po merren me rastin.

    Deri më tani përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

    Motivet që çuan në përhapjen e madhe të zjarrit ende nuk janë të qarta.

    Zjarrfikësit po kryejnë intervenime me autobot në disa zona, teksa Policia i ka mbyllur disa rrugë përreth e jo vetëm për të mundësuar qarkullim më të lirshëm të tyre.

    Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, ku zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti rastin e cilësoi “incident zjarri”.

    “Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti.

    Artikuj të ngjashëm

    S’tërhiqet VV: Gjykata ia dha dritën e gjelbër votimit të fshehtë, opozita të heqë dorë nga mospjesëmarrja në votim

    Krejt çka dihet deri më tani për zjarrin në ndërtesën në Emshir – pamje nga vendi i ngjarjes

    Pranoi 50 të dëbuar nga SHBA-ja – NYT: Kosova u vu nën presion, kërkoi lobim për njohje

    Të Fundit

    S’tërhiqet VV: Gjykata ia dha dritën e gjelbër votimit të fshehtë, opozita të heqë dorë nga mospjesëmarrja në votim

    Banorët jashtë, kaplohet nga zjarri edhe ndërtesa afër vatrës së parë

    Krejt çka dihet deri më tani për zjarrin në ndërtesën në Emshir – pamje nga vendi i ngjarjes

    Pranoi 50 të dëbuar nga SHBA-ja – NYT: Kosova u vu nën presion, kërkoi lobim për njohje

    Bie një pjesë e kulmit të ndërtesës në Emshir, zjarrfikësit futen brenda objektit nën flakë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.