Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Abdixhiku pas Aktgjykimit të Kushtuteses: Votim i hapur, konsensus e kompromis, siç e kërkon demokracia

    26/06/2025 22:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se vendimi sjell qartësi lidhur me të drejtat dhe detyrimet e grupit më të madh parlamentar dhe mënyrën e votimit në seancën konstituive.

    Në një komunikatë, LDK tha se aktgjykimi ka përcaktuar qartë se “grupi më i madh parlamentar nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit” dhe se ai duhet të “sigurojë shumicën e votave të deputetëve ose të arrijë konsensus me grupet e tjera parlamentare”.

    Po ashtu, LDK thekson se paragrafi 187 i aktgjykimit kërkon që “kryesuesi i seancës konstituive të respektojë dispozitat kushtetuese, Kapitullin IV të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe praktikat parlamentare”, duke shtuar se seanca duhet të vazhdojë me “votim të hapur”, sipas skenarit të dakorduar më herët.

    Partia thekson përkushtimin për një parlamentarizëm funksional dhe ndërtimin e institucioneve që burojnë nga vullneti i qytetarëve, duke ftuar grupin më të madh parlamentar që të ndalë bllokimet dhe të kontribuojë në konstituimin e Kuvendit sa më parë.

    Artikuj të ngjashëm

    Pamje pa koment: Zjarrfikësit në luftë me zjarrin në Emshir

    Raportohet se si pasojë e zjarrit të mëparshëm është përfshirë edhe një banesë tjetër nga flakët në Prishtinë

    Netanyahu: Fitorja ndaj Iranit është mundësi historike për paqe me botën arabe

    Të Fundit

    Pamje pa koment: Zjarrfikësit në luftë me zjarrin në Emshir

    Abdixhiku pas Aktgjykimit të Kushtuteses: Votim i hapur, konsensus e kompromis, siç e kërkon demokracia

    Raportohet se si pasojë e zjarrit të mëparshëm është përfshirë edhe një banesë tjetër nga flakët në Prishtinë

    Netanyahu: Fitorja ndaj Iranit është mundësi historike për paqe me botën arabe

    Gashi: Nuk ka demokraci pa marrëveshje – kush dështon të ndërtojë konsensus, dështon të udhëheqë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.