Para pak minutave në fshatin Davidoc të Shtimës, në parkingun e një marketi, një veturë është përfshirë nga zjarri.
Njësitet e zjarrëfikësve kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku me të intervenuar e kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin me sukses.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili se dëme materiale ka pësuar edhe një veturë Mercedes e cila ka qenë e parkuar afër kamionetës.
“Ju njoftojmë se më datë 26.06.2025, rreth orës 16:12, në fshatin Davidoc, është raportuar një rast ku një veturë ishte përfshirë nga zjarri në parkingun e një marketi. Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin me sukses. Po ashtu, në vendngjarje ka dalë edhe patrulla policore. Bëhet fjalë për një kamionetë të tipit VW, ngjyrë e gjelbër, me targa vendore. Policia është duke u marrë me procedurat e mëtejme lidhur me këtë rast. Vlen të theksohet se, si pasojë e zjarrit, është dëmtuar edhe një veturë tjetër e parkuar pranë, e tipit Mercedes,, me targa vendore, e cila ka pësuar dëmtime në anën e majtë. Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar shkaqet e këtij incidenti”, tha ai