Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka përsëritur qëndrimin e tij kundër përfshirjes së Ukrainës në NATO, duke e quajtur të gabuar çdo rol të aleancës në këtë vend që ndodhet në luftë me Rusinë.
Në një deklaratë të cituar nga Ukrainska Pravda, Orbán ka thënë qartë se Ukraina nuk është pjesë e NATO-s, ashtu si Rusia – dhe nuk ka për qëllim ta bëhet.
“Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, ashtu si Rusia. Detyra ime është të sigurohem që të mbetet e tillë”, tha Orbán.
Lideri hungarez ka thënë gjithashtu se nuk e sheh Rusinë si një kërcënim serioz për NATO-n, pavarësisht faktit që ajo përmendet vazhdimisht në dokumentet zyrtare të aleancës. Sipas tij, nuk ka arsye për alarm.
“NATO është shumë më e fortë se Rusia”, deklaroi Orbán, duke shtuar se nuk sheh një rrezik real nga Moska.
Në vend të kësaj, ai e sheh një tjetër shqetësim për të ardhmen e Evropës: rënien e konkurrueshmërisë ekonomike.
Sipas tij, ky është problemi më i madh me të cilin po përballet kontinenti.