Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Aktakuzë ndaj një personi për shpëlarje parash, Prokuroria ia sekuestron pasurinë rreth 400 mijë euro

    26/06/2025 13:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit G.S., për veprën penale “shpëlarje e parasë”, sipas nenit 56, paragrafi 1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Sipas aktakuzës, G.S. akuzohet se gjatë periudhës 2019–2023, duke qenë i vetëdijshëm se shuma prej 898,937.84 euro buron nga veprimtaria kriminale, e ka pranuar dhe menaxhuar këtë pasuri me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, disponimit, lëvizjes apo pronësisë së saj.

    Kjo, thuhet, është bërë përmes kontratave fiktive dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë të dyshuar jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

    Në aktakuzë është përfshirë edhe personi juridik “G.S. I.S.”, pasi Prokuroria Speciale dyshon se biznesi është themeluar dhe përdorur nga i pandehuri me qëllim të qarkullimit të mjeteve dhe maskimit të produkteve të aktivitetit kriminal.

    Prona që është objekt i aktakuzës, përfshirë pesë parcela tokësore me vlerë rreth 355,800 euro, është sekuestruar nga Gjykata me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Gjithashtu, është propozuar konfiskimi i kësaj prone pas përfundimit të procesit gjyqësor.

    Prokuroria Speciale ka propozuar që ndaj personit juridik të shqiptohet dënim me gjobë dhe sanksion penal “Pushimi i personit juridik”, ndërsa ndaj të pandehurit të shqiptohet dënim plotësues “Ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë”, për llojin dhe veprimtarinë që ka ushtruar si person përgjegjës i personit juridik të përmendur.

    Artikuj të ngjashëm

    VV zyrtarizon Faton Pecin si kandidat për kryetar të Mitrovicës

    Krasniqi: Kushtetuesja i dha fund lojës së qëllimshme me vonesa nga koalicioni VV-Guxo-Alternativa

    S’heq dorë VV-ja, Murati: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë

    Të Fundit

    VV zyrtarizon Faton Pecin si kandidat për kryetar të Mitrovicës

    Krasniqi: Kushtetuesja i dha fund lojës së qëllimshme me vonesa nga koalicioni VV-Guxo-Alternativa

    S’heq dorë VV-ja, Murati: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë

    Abelard Tahiri ‘godet’ VV-në: Kushtetuesja foli, vendimi për komision të fshehtë ishte jokushtetues

    Vjen reagimi i Haradinajt pas vendimit të Kushtetës: Ta zbatojmë, është rruga për t’i dhënë fund bllokadës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.