Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Mbappe po e shqetëson Realin, i ka humbur 5 kilogramë

    26/06/2025 13:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kylian Mbappe po kalon nëpër momente të vështira pas sezonit fantastik në nivelin personal që e pati me Real Madridin.

    Ylli francez po përballet me probleme shëndetësore, mbi të gjitha në Botërorin e Klubeve, ku s’po mund ta ndihmojë ekipin spanjoll.

    Sipas mediave të huaja, ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit i ka humbur 5 kilogramë dhe ka shfaqur lodhje dhe nuk është në gjendje aspak të mirë, ndonëse i është bashkuar ekipit në stërvitje.

    Natyrisht, trajneri Xabi Alonso e la përfaqësuesin francez jashtë ekipit për sfidën e radhës në Kupën e Botës për Klube kundër Salzburgut.

    Francezi madje nuk ka udhëtuar fare me ekipin për në Philadelphia duke e humbur kështu ndeshjen e tretë radhazi në fazën e grupeve.

    Ai mund të vihet në dispozicion të trajnerit të ri në të tetën e finales, ku madrilenët do të ballafaqohen me Juventusin ose me Manchester Cityn.

    Realit do t’i mjaftojë vetëm një pikë kundër ekipit austriak për ta prerë biletën për në fazën eliminuese.

    Mbappe po përballet me një shqetësim akut me barkun, ndërsa u shtrua edhe në spital për ta marrë tretmanin e duhur

    Artikuj të ngjashëm

    Mbappe: Do ta pyes Modric se si ta fitoj Topin e Artë

    Mbappe rikthehet në stërvitje pas lëndimit të çuditshëm

    Vdes djaloshi që Mbappe e takoi për herë të fundit për t’ia plotësuar dëshirën

    Të Fundit

    Abelard Tahiri ‘godet’ VV-në: Kushtetuesja foli, vendimi për komision të fshehtë ishte jokushtetues

    Vjen reagimi i Haradinajt pas vendimit të Kushtetës: Ta zbatojmë, është rruga për t’i dhënë fund bllokadës

    E konfirmon NISMA: Do të garojmë në gjithë Kosovën në zgjedhjet lokale

    Pas rreth tre muaj, OBSH arrin t’i dërgojë ndihmat e para mjekësore në Gaza

    Rafuna: Kam frikë që bizneset tona s’do ta presin dimrin – i kanë detyruar të dalin në treg të lirë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.