Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “I kam thënë jo Borisit, jo Rishit”, Rama kritikon Britaninë në The Guardian: Po kërkon ku të hedhë emigrantët

    26/06/2025 11:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë të parë për mediat ndërkombëtare që kur fitoi mandatin e katërt, ka folur për The Guardian duke goditur ashpër planin e ri të Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendra kthimi” në vende të treta.

    Rama ka thënë se ideja që Britania të kërkojë “vende për të hedhur emigrantët” do të ishte e paimagjinueshme një dekadë më pare, duke shtuar se që nga Brexiti, “Britania është në një pozitë shumë të errët”.

    “Është një nga ato gjëra që 10 vjet më parë thjesht nuk mund të imagjinohej… që Britania do të kërkonte vende për të hedhur emigrantët. Fakti që sot jo vetëm që është e imagjinueshme, por po ndodh, nuk është sepse Keir Starmer apo Rishi Sunak po bëjnë diçka ekstreme – është sepse vendi ndodhet në një pozitë shumë të errët,” ka thënë Rama për The Guardian.

    Kujtojmë se, plani për “qendrat e kthimit” u prezantua muajin e kaluar nga lideri i Laburistëve, Keir Starmer, gjatë vizitës së tij në Shqipëri – vizita e parë ndonjëherë e një kryeministri britanik në tokën shqiptare, ku skema e prezantuar do të përfshinte qendra në vende të treta ku do të përpunoheshin aplikimet e azilkërkuesve të refuzuar, të cilët kanë shteruar rrugët ligjore në Britani. Megjithatë, që atëherë, kryeministri shqiptar deklaroi hapur se Shqipëria nuk do të bëhej pjesë e asaj skeme.

    Duke e cilësuar Starmerin si një “person shumë të sjellshëm dhe të këndshëm”, Rama thesoi se nuk ishte refuzim personal ndaj tij, por rikujtoi se ideja ishte ngritur edhe nga liderë të tjerë britanikë në të kaluarën.

    “Kam qenë i qartë për këtë që kur më pyeti Boris Johnson, dhe më pas Rishi [Sunak]… përgjigjja ka qenë gjithmonë jo,” tha Rama.

    Megjithatë, kryeministri shqiptar ka bërë një dallim me marrëveshjen që Shqipëria ka firmosur me Italinë, ku pritet që emigrantët e kapur në det të dërgohen në një qendër pritjeje në Shqipëri për shqyrtimin e kërkesave për azil. Sipas Ramës, kjo është ndryshe për shkak të “marrëdhënies shumë të veçantë” mes Shqipërisë dhe Italisë.

    “Italia ka qenë aty për ne në çdo moment të errët dhe të vështirë që nga dita kur dolëm nga ferri i të qenit Koreja e Veriut e Europës. Praktikisht jemi një vend i ndarë në dy shtete të pavarura… kemi një dobësi për Italinë, prandaj kur Italia na kërkon diçka, përgjigjja është po, pikë.”

    The Guardian, tutje shkruan se “qëndrimi i prerë i Ramës ka të bëjë me një vetëbesim të ri të Shqipërisë, ndërsa vendi ka bërë përparime të mëdha drejt Bashkimit Evropian.”

    Artikuj të ngjashëm

    Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027

    Rama në Hagë: NATO rol kyç në ndërtimin e një terminali ushtarak

    Rama për “Defender 25”: Një nga stërvitjet më të mëdha të dekadës së fundit

    Të Fundit

    Rafuna: Kam frikë që bizneset tona s’do ta presin dimrin – i kanë detyruar të dalin në treg të lirë

    Kërkesa e mbrojtjes për provat e Shtabit të Përgjithshëm në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, merr vendim DhSK-ja

    Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve të CNN dhe NYT: Njerëz të këqij, me qëllime të liga

    “Po për Ferizajn, gjithmonë”, Agim Aliu konfirmon rikandidimin për kryetar të Ferizajt

    “Videoja është e prerë dhe e rregulluar”, BBC del me analizë për liderin suprem të Iranit: Khamenei dukej i lodhur

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.