Edhe ylli i madh i Hollywood-it, Will Smith, duket se nuk i ka shpëtuar dot magnetizmit të simbolit më të dashur për shqiptarët – shqiponjës dy krenare.
Një fotografi që po bën xhiron e rrjeteve sociale e tregon aktorin e famshëm duke realizuar këtë gjest tradicional shqiptar, krah për krah me futbollistin Ergys Pepaj.
Imazhi u publikua për herë të parë në llogarinë zyrtare të Pepajt në Instagram, ku ai shfaqet përkrah aktorit amerikan, të dy duke bërë simbolin që përfaqëson krenarinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.
“Me më të mirin e të gjitha kohërave 🇦🇱”, shkruan futbollisti në përshkrimin e postimit, duke shoqëruar foton edhe me akronimin AL, si një referencë e drejtpërdrejtë ndaj Shqipërisë.
Postimi mori menjëherë vëmendje të madhe, duke mbledhur dhjetëra mijëra pëlqime dhe komente.