Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Bëhet e ditur se kush i kreu testimet në Urën e Ibrit

    26/06/2025 09:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë të martën janë kryer testime, por Qeveria në detyrë nuk ka qenë e informuar se kush po i kryen ato.

    Dy ditë më vonë bëhet e ditur se personeli i një kompanie të kontraktuar nga Bashkimi Evropian ka kryer testimet teknike në urë.

    “Personeli i angazhuar në testimet teknike të kryera në Urën e Mitrovicës është i një kompanie private të kontraktuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë KFOR-i në një përgjigje për Kohën.

    Në testimet e së martës ishin të angazhuar punëtorë të shumtë, kamionë të rëndë e pajisje të ndryshme.

    Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, pati thënë se ministria ka kryer testimet vitin e kaluar, e se për testimet e 24 qershorit pati shtuar se “ne nuk jemi duke bërë kurrfarë testime dhe nuk jemi të informuar kush po bën testime në urë”.

    Artikuj të ngjashëm

    Kush po e teston Urën e Ibrit? Kastrati: Është qesharake të mos dijë Qeveria për këtë rast

    Tetë vjet nga rrënimi i murit në veri të Mitrovicës

    “S’ka konsensus për statusin kandidat”, Orav: Ura e Ibrit të hapet në bashkëpunim me BE 

    Të Fundit

    Prokuroria Speciale e konfirmon për Demos intervistimin e Martin Berishajt

    Kryeministri hungarez: Ukraina nuk është pjesë e NATO-s, detyra ime është të sigurohem që të mbetet e tillë

    Hegseth përshëndet arritjen “historike” të Trumpit në NATO

    Shërbimi Korrektues shpall konkurs për 100 zyrtarë

    E konfirmon Tomë Gashi intervistimin e Martin Berishajt nga Prokuroria Speciale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.