Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Deklarata e Kurtit, Lekaj: Qesharake, nuk duhet të merret seriozisht

    26/06/2025 09:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka folur për deklaratat e Kurit dhe mos krijimin e institucioneve.

    Ai tha se Kurti e ka marrë me shaka krijimin e institucioneve dhe edhe pse e ka shumicën, nuk e ka shumicën që ta krijojë Kuvendin e Qeverinë.

    “Ajo që kam parë në deklarata të pakta që po iu drejtohet mediave kryeministri në detyrë apo më mirë të themi deputeti Kurti e ka marrë me shaka edhe krijimin e institucioneve. Është e vërtetë që VV e ka shumicën prej 42 për qind apo 48 deputetë por nuk e ka shumicën e gjithmbarshme të Kuvendit për të krijuar institucione. Prandaj duhet marrëveshje paraprake politike dhe nuk mund t’i detyrosh ish opozitarët që ta votojnë një njeri që e kanë kundërshtuar, në këtë rast Albulena Haxhiun”, u shpreh ai.

    Lekaj theksoi se AAK ka dhënë emra që mund t’i votojë, teksa shtoi se një politikan i mençur do të ulej të diskutonte me partitë për marrëveshje politike dhe t’i krijonte institucionet.

    “Ne si AAK kemi dhënë zgjidhje, i kemi dhënë 2-3 emra, mund të futen edhe emra të tjerë që të dalim nga kjo krizë. Të fajësosh deputetët e ish opozitës është qesharake dhe nuk duhet ky njeri të merret seriozisht sepse po bën shaka me qytetarët dhe institucionet. Nuk e di se si mendon që pa marrëveshje politike t’i zgjidhë këto probleme. Nuk e ki shumicën, i ke 48 deputetë por nuk e ke shumicën për t’i krijuar institucionet, atëherë çdo politikan i mençur do të ulej në tavolinë dhe do të bisedonte me partitë tjera që të krijohen institucionet sa më shpejt”, potencoi ish deputeti.

    Sa i përket deklaratës se ish opozita po ia vazhdon mandatin, Lekaj tha se ajo nuk qëndron pasi partitë ish opozitare janë deklaruar se janë kundër dhe se nuk kanë votë për Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit.

    “Dhe ajo që e ka thënë që opozita po më jep jetë në qeverisje mendoj që nuk e ka me vend sepse opozita është deklaruar që nuk e voton dhe në këtë drejtim e ka bërë të qartë se me qeverinë Kurti ne nuk do të vazhdojmë. Jemi kundër, do të mbesim kundër dhe nuk do ta votojmë kandidaten që e ka propozuar Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiun”, ka deklaruar Pal Lekaj. /GazetaBlic

    Artikuj të ngjashëm

    Lekaj mohon votimin nga AAK-ja për Limajn si kryeparlamentar

    Pal Lekaj deklarohet i pafajshëm për hedhje të gazit lotsjellës më 2015 në hollin e Kuvendit

    Rasti i “53-milionëshit”, Apeli merr vendim për Pal Lekaj

    Të Fundit

    AAK-ja del me prezantim: Këta janë kandidatët për 11 komuna

    Zjarr në parkingun e një marketi në Davidoc të Shtimes, digjet kamioneta e dëmtohet edhe një Mercedes

    Mbi 470 tërmete godasin Japonin që nga e shtuna, banorët paralajmërohen për vigjilencë

    Rusia kërcënon me masa ndaj Gjermanisë për “presion dhe ngacmim” të gazetarëve rusë

    Greqia përballet me zjarre të frikshme, evakuohen banorët në disa zona

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.