Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rrjedhat e lumenjve në Kosovë nën mesatare – IHMK paralajmëron për pasoja në ujë të pijshëm dhe bujqësi

    26/06/2025 08:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se lumenjtë në territorin e vendit po shënojnë rrjedha dukshëm më të ulëta se mesatarja shumëvjeçare, për shkak të mungesës së reshjeve në pranverë dhe mungesës së borës gjatë dimrit.

    Sipas matjeve të fundit nga rrjeti shtetëror hidrometrik, kjo gjendje është më e theksuar në pellgun e Drinit të Bardhë dhe degët e tij, ku si shembull më konkret përmendet lumi Bistrica e Pejës. Edhe pse kohë pas kohe kanë rënë reshje, ato kanë qenë kryesisht të karakterit rrëbeshi dhe lokal, duke mos ndikuar ndjeshëm në mbushjen e burimeve ujore.


    IHMK thekson se situata e rrjedhave të ulëta është e pranishme në shumicën e lumenjve të Kosovës, por më kritike në sistemin e Drinit të Bardhë. Vetëm lumi Bistrica e Pejës, me një sipërfaqe nën-pellgu prej 500 kilometra katrorë, përbën 11.5% të sipërfaqes së përgjithshme të këtij pellgu dhe kontribuon me 13.7% në rrjedhën e përgjithshme të tij.Të dhënat hidrologjike të pesë viteve të fundit tregojnë për anomali të ndjeshme në rrjedhën e këtij lumi, sidomos gjatë muajve të pranverës, kur tradicionalisht prurjet janë më të larta për shkak të shkrirjes së borës dhe reshjeve të stinës.


    Sipas statistikave historike (1963–2009), prurja mesatare e Bistricës në maj ka qenë 17.5 metra kub për sekondë, ndërsa në qershor 7.5 m³/s.

    Por në pesë vitet e fundit (2021–2025), mesatarja për muajin qershor ka rënë në vetëm 4.8 m³/s – që përbën një rënie prej 56.3% krahasuar me të dhënat historike.Instituti tërheq vërejtjen se kjo rënie e prurjeve dhe niveleve të ujërave nëntokësore mund të ketë pasoja serioze gjatë verës, përfshirë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm, ndikime në sektorin e bujqësisë, prodhimin e energjisë nga hidrocentralet dhe sektorë të tjerë jetikë.

    Për këtë arsye, IHMK bën thirrje për monitorim të vazhdueshëm dhe planifikim të kujdesshëm të resurseve ujore, në mënyrë që të zbuten efektet e mundshme të një thatësire së thelluar hidrologjike që mund të prekë vendin gjatë muajve në vijim.

    Artikuj të ngjashëm

    Fundjavë e nxehtë, temperaturat deri në 34 gradë

    Këto janë disa nga zonat ku mund të ketë përmbytje në Kosovë

    IHMK: Në vikend do të ketë mot të vranët dhe me reshje shiu

    Të Fundit

    AAK-ja del me prezantim: Këta janë kandidatët për 11 komuna

    Zjarr në parkingun e një marketi në Davidoc të Shtimes, digjet kamioneta e dëmtohet edhe një Mercedes

    Mbi 470 tërmete godasin Japonin që nga e shtuna, banorët paralajmërohen për vigjilencë

    Rusia kërcënon me masa ndaj Gjermanisë për “presion dhe ngacmim” të gazetarëve rusë

    Greqia përballet me zjarre të frikshme, evakuohen banorët në disa zona

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.