Imami Labinot Maliqi ka pritur dje ushtarë amerikan në xhaminë ku ai është imam në Prishtinë.
Ai tregoi se pati një takim lamtumirës me Kapelanen Major Borne, nga Bondsteel, dhe bashkëpunëtorët e saj nga KFOR 34.
“Sot pata nderin e veçantë të mirëpres në xhaminë tonë miqtë nga Kampi i Ushtrisë Amerikane Bondsteel, në një takim lamtumirës me Kapelanen Major Borne dhe bashkëpunëtorët e saj nga KFOR-34, me këtë rast, i shpreha mirënjohjen dhe falënderimin tim për kontributin dhe shërbimin e saj të vyer në Kosovë.”, shkroi ai.
“Po ashtu, i urova mirëseardhje Kapelanit të ri, Kolonel Walls, duke i dëshiruar shëndet e suksese në misionin e tij në Kosovë.”, njoftoi tutje.
Ai tha gjithashtu se pranoj një mirënjohje zyrtare nga ta, për kontributin e Maliqit në KFOR-34-RC-East.
Imami Labinot Maliqi tha se falenderon Zotin për kontributin e forcave amerikane për kosovarët.