Gjykata Themelore Penale në Shkup të Maqedonisë së Veriut sot shpalli vendimin për të pandehurit në rastin e vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit.
Burgim i përjetshëm iu shqiptua Bore Videvskit, Velibor Manevit, Vlatko Keshishevit dhe Ljupço Palevskit.
Babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, u lirua nga akuzat sepse Prokuroria nuk arriti të provonte përfshirjen e tij në këtë rast, raporton Alsat-M.
Të miturit Vanja dhe Pançe nga Velesi u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, dhe më 3 dhjetor 2023, ata u gjetën të vdekur pranë Shkupit dhe Velesit.