Ndërtimi i dy urave të reja, ashtu siç po planifikon Qeveria në detyrë, që lidhin Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut do të nis së shpejti. Kështu bëri të ditur zëvendësministri në detyrë i infrastrukturës, Hysen Durmishi por nuk dha dha një datë konkrete.
“Jemi në procedurë ende nuk dihet kur do të nis ndërtimi i urave por shumë shpejt”, tha Durmishi në një përgjigje të shkurtër për RTV21.
Ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër u planifikua bazuar në një memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Infrastrukturës së Qeverisë së Kosovës dhe komunave të Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut.