Një i vdekur dhe dy të lënduar është bilanci i një aksidenti të rëndë që ndodhi dje në rrugën Prishtinë – Gjilan. Në aksident ishin të përfshirë dy vetura dhe një kamion.
Viktima e këtij aksidenti është Shyqeri Mahmuti, zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Gjilanit.
Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 18:00, dhe në të pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve ( dy vetura dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.