Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjenerali iranian shfaqet në publik pas lajmeve për vdekjen e tij – VIDEO

    25/06/2025 08:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjenerali iranian Esmail Qaani, komandant i forcave Quds të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), është shfaqur në publik gjatë një tubimi në Teheran për të festuar atë që autoritetet iraniane e quajtën “Operacioni Fitorja Hyjnore” kundër Izraelit.

    Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, Qaani është parë në mesin e qytetarëve të mbledhur për të shënuar fitoren, ndërsa televizioni shtetëror Press TV publikoi pamje ku thuhet se ai u prit “ngrohtësisht nga qytetarë të entuziazmuar”.

    Kjo paraqitje publike vjen vetëm disa javë pasi gazeta amerikane The New York Times raportoi se Qaani kishte humbur jetën gjatë një sulmi ajror izraelit mbi objektiva ushtarake dhe bërthamore në Iran. Ky raport u vu në dyshim menjëherë nga autoritetet iraniane, të cilat tani pretendojnë se pamjet e fundit janë prova e gjallë e të kundërtës.

    Brig. Gen. Esmail Qaani, Commander of the Quds Force of the Islamic Revolutionary Guard Corps (IRGC), who was rumored but never confirmed to have been eliminated during the initial strikes against Iran by Israel on June 13, appears to have indeed survived, being seen attending… pic.twitter.com/J8cNDqbF24

    — OSINTdefender (@sentdefender) June 24, 2025

    Ndërkohë, tensionet në rajon mbeten të larta. Pas pretendimeve izraelite se Irani po i afrohej prodhimit të një bombe bërthamore – pretendime të mohuara kategorikisht nga Teherani – SHBA ndërhyri me sulme të koordinuara, duke goditur tre objekte bërthamore iraniane. Pentagoni, megjithatë, njoftoi se “komponentët kyç të programit nuk u shkatërruan”.

    Pas 12 ditësh luftime të ashpra ajrore midis Iranit dhe Izraelit, presidenti amerikan Donald Trump shpalli një armëpushim, i cili aktualisht është në fuqi.

    Pamjet e publikuara dhe dalja e gjeneralit Qaani janë interpretuar nga media iraniane si një dëshmi e qëndrueshmërisë së udhëheqjes ushtarake të vendit në përballje me presionin ndërkombëtar.

    Artikuj të ngjashëm

    Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, temë e diskutimit mes Abdixhikut dhe emisarit norvegjez

    Trump i përmend përsëri Kosovën e Serbinë në pyetjen që iu bë për Putinin

    “Rrugë e gjatë, por ia vlejti”, Trump deklarohet pas Samitit të NATO-s

    Të Fundit

    Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, temë e diskutimit mes Abdixhikut dhe emisarit norvegjez

    Trump i përmend përsëri Kosovën e Serbinë në pyetjen që iu bë për Putinin

    “Rrugë e gjatë, por ia vlejti”, Trump deklarohet pas Samitit të NATO-s

    Lojtari i Barcelonës do të jetë bashkëlojtar me Muriqin

    Pos Xhakës, Milani do shqiptarin tjetër – rrit ofertën për të

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.