Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në një përpjekje të re, të 37-tën me radhë, për ta konstituar Kuvendin.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për këtë pozitë, por kandidatja e tyre po cilësohet nga partitë opozitare si figurë përçarëse.
Pas disa seancave të dështuara, VV po përpiqet ta ndryshojë mënyrën e votimit nga i hapur në të fshehtë, me synimin për të siguruar mbështetje më të gjerë për Haxhiun, një lëvizje kjo që po kundërshtohet fuqishëm nga subjektet tjera parlamentare.
Partitë opozitare jo vetëm që janë shprehur kundër ndryshimit të procedurës së votimit, por nuk kanë propozuar as anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë.