Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli “nuk ka pasur kurrë mik më të mirë se Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë”, raporton “The Guardian”.
Këtë deklaratë Netanyahu e ka bërë në një videoadresim për izraelitët.
Duke e përshkruar luftën e tij kundër Iranit si një “fitore historike” që “do të mbahet mend për breza”, Netanyahu tha se Izraeli “duhet ta përfundojë” fushatën kundër Iranit, ta mposhtë Hamasin dhe për të lirojë pengjet e mbetura në Gaza, “si të gjallë ashtu edhe të vdekur.”