Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ali Ahmeti bashkë me ish-ministrin Mehaj takohen me përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

    24/06/2025 20:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor,  Eirik Nestås Mathisen, si dhe me ish-ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

    Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet më të fundit në rajon, proceset euroatlantike, sfidat e përbashkëta dhe rëndësia e bashkëpunimit për stabilitetin dhe paqen afatgjatë.

    Postimi i plotë:

    Sot pata kënaqësinë ta takoj  përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Eirik Nestås Mathisen dhe ish Ministrin e Mbrojtjes së Repuplikës së Kosovës z. Armend Mehaj, me të cilët shkëmbyem mendime dhe qëndrime për zhvillimet aktuale në rajon, proceset euroatlantike dhe sfidat e përbashkëta përpara nesh.

    Theksova rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ruajtjen e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë në institucione, si themel i paqes dhe stabilitetit afatgjatë.

    Vlerësoj mbështetjen e Norvegjisë për rajonin dhe rolin e saj konstruktiv në nxitjen e dialogut, bashkëpunimit dhe reformave demokratike.

    Mirënjohës për interesimin dhe angazhimin e Norvegjisë në Ballkanin Perëndimor, në kohë kur miqtë e vërtetë janë më të rëndësishëm se kurrë.

    Artikuj të ngjashëm

    Ali Ahmeti: Kanë kërkuar të më vrasin politikisht

    Ahmeti: S’jam politikan i salloneve dhe biskotave, nuk lejoj të preket shqipja

    Ali Ahmeti i reagon Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoni të Veriut është zyrtare dhe do ta mbrojmë

    Të Fundit

    Mustafa thotë se Blloku B1 i KEK ka rënë nga funksioni para pak minutash: Kosova B komplet jashtë sistemit

    Një tërmet 3.5 ballë Rihter godet Shqipërinë

    Irani falenderon Serbinë për qëndrimin ndaj luftës me Izraelin

    Netanyahu: Izraeli arriti një fitore historike

    Ky është 48 vjeçari që vdiq në aksidentin mes një veture dhe një motoçiklete në Lipjan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.