Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Reagon ZRRE: S’e kemi pezulluar vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë, rasti është individual

    24/06/2025 12:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka thënë të martën se nuk e ka pezulluar vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

    Kjo vjen pak orë pas njoftimit të Gjykatës Komerciale të Kosovës, e cila bëri të ditur se ka pezulluar ekzekutimin e një njoftimi të ZRRE-së që ia ndalonte një kompanie të caktuar furnizimin me rrymë përmes shërbimit universal.

    Rregullatori i energjisë sqaroi për REL-in se bëhet fjalë për një rast individual që ka të bëjë me një kompani të vetme, dhe jo me të gjitha bizneset.

    Aktualisht, furnizues i shërbimit universal në Kosovë është KESCO.

    Sipas vendimit të ZRRE-së, të gjitha bizneset e mëdha – ato me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro – nga 1 qershori janë të detyruara të dalin në tregun e hapur, që do të thotë se duhet të zgjedhin vetë furnizuesin e energjisë elektrike.

    Ky vendim është kundërshtuar nga komuniteti i biznesit, me arsyetimin se kompanitë e licencuara për tregtim me energji po ofrojnë çmime shumë të larta.

    LEXO EDHE:
    Pezullohet vendimi i ZRRE-së për treg të hapur deri në vendim të gjykatës

    Artikuj të ngjashëm

    Rusët grumbullohen në kufi, Finlanda shton forcat rezerviste dhe porosit 64 F-35 nga SHBA

    Nesër përpjekja e 37-të për konstituimin e Kuvendit

    Udhëheqësit e NATO-s diskutojnë për Iranin gjatë samitit të Holandës

    Të Fundit

    Rusët grumbullohen në kufi, Finlanda shton forcat rezerviste dhe porosit 64 F-35 nga SHBA

    Nesër përpjekja e 37-të për konstituimin e Kuvendit

    Udhëheqësit e NATO-s diskutojnë për Iranin gjatë samitit të Holandës

    Ambasadori i Iranit në OKB falënderon Katarin për rolin e tij në armëpushim

    Peshkaqeni i bardhë shfaqet në Detin Adriatik 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.