Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rama në samitin e NATO-s në Hagë: Takime me Mark Rutte dhe mbretin e Holandës, në fokus siguria në Ballkan

    24/06/2025 12:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në Samitin e nivelit të lartë të NATO-s që po zhvillohet më 24 dhe 25 qershor në Hagë, Holandë. Në qendër të diskutimeve janë çështjet e mbrojtjes kolektive, rritja e shpenzimeve të përbashkëta dhe sfidat e sigurisë globale e rajonale.

    Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku pritet të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë shqiptarë si ministri Igli Hasani, ministri Pirro Vëngu, Vlora Hyseni dhe Arben Kingji. Temë qendrore do të jetë siguria në Ballkan.

    Kryeministri dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, do të marrin pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Máxima, me praninë e liderëve botërorë, përfshirë Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

    Për mbarëvajtjen e samitit janë angazhuar mbi 10 mijë forca sigurie, me mbështetje tokësore, detare dhe ajrore. Të martën pritet të diskutohen dhe miratohen vendime të rëndësishme për qasjen e re të mbrojtjes së Aleancës, në sfondin e krizave të vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe luftës në Ukrainë.

    Artikuj të ngjashëm

    Vdes një motoçiklist në Lipjan, u aksidentua me një veturë

    Ali Ahmeti bashkë me ish-ministrin Mehaj takohen me përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

    Mërgimtarit në Pejë i vidhen 70 mijë euro para e stoli, ai mes lotësh rrëfen për ngjarjen

    Të Fundit

    Vdes një motoçiklist në Lipjan, u aksidentua me një veturë

    Ali Ahmeti bashkë me ish-ministrin Mehaj takohen me përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

    Mërgimtarit në Pejë i vidhen 70 mijë euro para e stoli, ai mes lotësh rrëfen për ngjarjen

    Trumpi arrin në Holandë për samitin e NATO-s

    Rutte deklarohet për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.