Kryeministri në largim, Albin Kurtin në një paraqitje të tij të martën, raportohet se është pyetur edhe për ikjet nga gazetarët.
Kurti i cili nuk është prononcuar në asnjë prej paraqitjeve të tij në Kuvend, ka thënë se një gjë të tillë po e bën se atje është “njëri nga 48 deputetët e subjektit fitues”.
“Unë po flas këtu dhe nuk po flas në Kuvend, sepse atje jam njëri nga 48 deputetët e subjektit fitues. Ndërkaq këtu jam si kryeministër në detyrë” – ka thënë ai, sipas “EO”.
Më herët ndërkaq, Kurti deklaroi se ndryshe nga praktikat demokratike, opozita në Kosovë nuk po përpiqet të shkurtojë mandatin e qeverisë, por përkundrazi, po e zgjat atë.
“Nuk kam një shpjegim për këtë situatë nëpër të cilën po kalojnë institucionet e Kosovës. Sipas nenit 31 të Ligjit për Qeverinë, ne kemi më pak kompetenca si qeveri në detyrë, por puna jonë nuk ka ndryshuar – kemi po aq shumë punë. Sa më herët që të konstituohet Kuvendi, duke zgjedhur me votim të fshehtë kryesinë e tij, aq më shpejt do të formohet edhe qeveria e re”.
“Në ndërkohë që nuk ka një qeveri të re, ‘Kurti 3’ mbetet qeveri në detyrë. Ky është realiteti – nuk kam çfarë t’i shtoj” – tha ai.