Media shtetërore iraniane i është përgjigjur akuzave të Izraelit, duke thënë se Irani mohon raportet se ka qëlluar me raketë Izraelin pas fillimit të armëpushimit, shkruan BBC.
Ushtria izraelite pak më herët tha se ka identifikuar raketa të lëshuara nga Irani pas fillimit të armëpushimit.
Ajo thotë se sistemet e mbrojtjes ajrore po “operojnë për të kapur kërcënimin” dhe se po u thonë njerëzve të shkojnë në strehimore dhe të qëndrojnë atje deri në njoftim të mëtejshëm.