Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Përmbyllet afati – vetëm dy kolaicione për zgjedhje lokale, 5 parti njoftuan mospjesëmarrjen në zgjedhje

    24/06/2025 10:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të hënën në mesnatë është përmbyllur afati për partitë politike për të njoftuar se do të kërkojnë certifikim për pjesëmarrje përmes koalicionit në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

    Sipas KQZ-së, gjatë periudhës 15 ditore (9 qershor – 23 qershor), në KQZ, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike këto parti politike kanë njoftuar se do të kërkojnë certifikim përmes koalicionit:

    •             “Koalicija Vakat”, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV) dhe

    •             Koaliconi “SDU-NAŠA (NAŠA SDU)”, i përbërë nga partitë politike Socijaldemokratska Unija dhe Naša Inicijativa, i formuar vetëm për komunën e Prizrenit. 

    Po sipas KQZ-së, në të njëjtën kohë është përmbyllur edhe afati për partitë politike për deklarim të mospjesëmarrjes në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

    Gjatë kësaj periudhe, këto parti politike kanë njoftuar se nuk do të garojnë në zgjedhje:

    •             Organizata Balli Kombëtar Demokrat (OBKD);

    •             Partia Demokratike e Diasporës (PDD);

    •             Partia e Drejtësisë (PD);

    •             Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP) dhe

    •             Partia Balliste (PB).

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton subjektet politike (partitë politike, koalicionet, kandidatët e pavarur dhe iniciativat qytetare), të cilat duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, se afati i aplikimit për certifikim dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve, do të fillojë më 26 qershor 2025.

    Artikuj të ngjashëm

    Ky është i moshuari që është zhdukur në Has, nëse e shihni lajmëroni Policinë

    Trump: Putini me ofroi ndihmë për Iranin, i thash më duhet ndihmë për ty

    “Me dy të rame e mori atë që e meritonte” – Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen se si e rrahu Milan Radoiçiqin në Gjakovë

    Të Fundit

    Ky është i moshuari që është zhdukur në Has, nëse e shihni lajmëroni Policinë

    Trump: Putini me ofroi ndihmë për Iranin, i thash më duhet ndihmë për ty

    “Me dy të rame e mori atë që e meritonte” – Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen se si e rrahu Milan Radoiçiqin në Gjakovë

    Trump poston “screenshotin” e mesazhit nga shefi i NATO-s

    Presidenti i Iranit thotë se nuk do ta shkelin armëpushimin nëse s’e bën as Izraeli

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.