Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Televizioni shtetëror iranian: Armëpushimi ka hyrë në fuqi

    24/06/2025 07:45
    The city of Tehran with the waving Iranian Flag in the foreground
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Televizioni shtetëror iranian njoftoi se një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit është tani në fuqi.

    Më herët sot, ministri i jashtëm i Iranit tha se forcat e armatosura iraniane do të “vazhdojnë të luftojnë deri në minutën e fundit”.

    Pak orë pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se ishte arritur një armëpushim dhe lufta kishte mbaruar, Irani qëlloi raketa në Izrael, duke vrarë tre persona.

    Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit nuk do të kishte qenë i mundur pa pilotët e bombarduesve amerikanë B-2. Ai thotë se misioni i tyre dy ditë më parë, i cili goditi objektet bërthamore iraniane, “bashkoi të gjitha palët” dhe çoi në një marrëveshje.

    “Është rënë dakord plotësisht midis Izraelit dhe Iranit që do të ketë një ARMPUSHIM të plotë dhe total (përafërsisht brenda 6 orësh nga tani, kur Izraeli dhe Irani të jenë tërhequr dhe të kenë përfunduar misionet e tyre të fundit në zhvillim e sipër!), për 12 orë, në të cilën pikë Lufta do të konsiderohet e MBARUAR”, ka shkruar presidenti amerikan në mediat sociale.

    Sipas njoftimit të Trump, Irani do të jetë i pari që fillon me respektimin e armëpushimit dhe pas 12 orësh, Izraeli duhet të përmbush armëpushimin po ashtu brenda 12 orëve të tjera.

    “Gjatë çdo ARMËPUSHIMI, pala tjetër do të mbetet PAQËSORE dhe RESPEKTUESE. Me supozimin se gjithçka funksionon siç duhet, dhe që do të funksionojë, do të doja t’i përgëzoja të dy vendet, Izraelin dhe Iranin, që patën Qëndrueshmërinë, Guximin dhe Inteligjencën për t’i dhënë fund asaj që duhet të quhet “LUFTA 12-DITORE”. Kjo është një luftë që mund të kishte vazhduar me vite dhe të kishte shkatërruar të gjithë Lindjen e Mesme, por nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë kurrë! Zoti e bekoftë Izraelin, Zoti e bekoftë Iranin, Zoti e bekoftë Lindjen e Mesme, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zoti e BEKOFTË BOTËN!”, ka shkruar Trump.

    Artikuj të ngjashëm

    Konflikti Iran-Izrael ndikon fluturimet: Dhjetëra devijime dhe anulime 

    Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

    Kujdes sot: Temperaturat deri në 34 gradë Celsius

    Të Fundit

    Konflikti Iran-Izrael ndikon fluturimet: Dhjetëra devijime dhe anulime 

    Televizioni shtetëror iranian: Armëpushimi ka hyrë në fuqi

    Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

    Kujdes sot: Temperaturat deri në 34 gradë Celsius

    Trump thotë se është arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.