Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rikthehet në operim Njësia A5 e TC Kosova A, KEK jep sqarim për tymin e zi

    23/06/2025 12:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    KEK ka informuar se Njësia A5 e TC Kosova A është rikthyer në operim.

    Në njoftim thuhet se procesi i startimit të njësisë kishte filluar këtë mëngjes, pasi kishin përfunduar me sukses të gjitha ndërhyrjet e planifikuara, në kohë dhe me cilësi të lartë teknike.

    Sot janë publikuar disa video ku shihet tym i zi i cili ka dalë nga termocentrali, për këtë KEK’u ka një sqarim.

    Sipas kësaj koorporate energjetike, startimi i çdo njësie prodhuese, përfshirë njësinë A5 këtë mëngjes, është një proces kompleks dhe teknikisht i domosdoshëm, që zakonisht zgjat 3–4 orë.

    Më poshtë komunikata  e plot e KEK:

    𝐍𝐣ë𝐬𝐢𝐚 𝐀𝟓 𝐞 𝐓𝐂 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐀 𝐫𝐢𝐤𝐭𝐡𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐧ë 𝐨𝐩𝐞𝐫𝐢𝐦

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se sot, më 23.06.2025, njësia A5 e Termocentralit Kosova A është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 10:03 të mëngjesit, duke shënuar një rikthim të suksesshëm në operim, pas realizimit të një sërë ndërhyrjesh dhe sanimesh teknike të domosdoshme.

    Procesi i startimit të njësisë kishte filluar këtë mëngjes, pasi kishin përfunduar me sukses të gjitha ndërhyrjet e planifikuara, në kohë dhe me cilësi të lartë teknike.

    Punimet e realizuara përfshijnë:

    • Sanimin e rrjedhjeve në ritejnxehëse (i përfunduar të premten);

    • Sanimin e rrjedhjeve në ekonomajzer (ngrohës i ujit) dhe në ekranet e kaldajës (i përfunduar të dielën);

    • Pastrimin me pompë presioni të ftohësve të hidrogjenit;

    • Pastrimin e komorave në hyrje të kondenzatorit;

    • Punime mirëmbajtëse në pajisjet e sistemit MRRK;

    • Pastrimin e kuotave rreth kaldajës nga materiale të huaja – për rritje të sigurisë dhe efikasitetit operacional.

    Ky rikthim në operim konfirmon edhe një herë kapacitetin dhe gatishmërinë e ekipeve tona teknike, të cilat, me përkushtim profesional dhe koordinim të vazhdueshëm, siguruan një proces të suksesshëm dhe të qëndrueshëm të rikthimit të njësisë A5.

    Kryeshefi Ekzekutiv i KEK sh.a., z. Gramos Hashani, ka falënderuar të gjithë punonjësit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre:

    “Edhe ky rast tregon përgjegjësinë që bartin punonjësit e KEK-ut, të cilët, edhe në ditë pushimi, nuk kursejnë as përpjekjet e as profesionalizmin për të mbështetur sistemin energjetik të vendit. Ju falënderoj për angazhimin dhe jam krenar për punën që keni bërë!”

    ————————————————————————-

    𝐕ë𝐦𝐞𝐧𝐝𝐣𝐞 𝐩ë𝐫 𝐨𝐩𝐢𝐧𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤

    Duke marrë parasysh interesimin dhe ndjeshmërinë e qytetarëve, veçanërisht të banorëve që jetojnë në afërsi të Termocentralit Kosova A, KEK sh.a. dëshiron të ofrojë këtë sqarim teknik:

    Ashtu siç kemi njoftuar edhe më parë, startimi i çdo njësie prodhuese, përfshirë njësinë A5 këtë mëngjes, është një proces kompleks dhe teknikisht i domosdoshëm, që zakonisht zgjat 3–4 orë.

    Gjatë kësaj faze fillestare, për shkak të natyrës teknologjike të djegies – që fillimisht bëhet me naftë, e më pas, kur arrihet temperatura e nevojshme, me linjit – mund të ketë rritje të përkohshme të emetimeve nga oxhaqet.

    Kjo është një dukuri e zakonshme dhe teknologjikisht e pashmangshme në të gjitha termocentralet e këtij lloji, brenda dhe jashtë vendit.

    Siç dëshmohet edhe nga fotografitë e orës 11:07 (bashkelidhur), njësia është tashmë e stabilizuar dhe tymi është zhdukur, çka konfirmon përfundimin e suksesshëm të fazës së startimit.

    KEK sh.a. bashkëndjen me qytetarët e komunës dhe posaçërisht me ata që ndodhen në afërsi të zonës operative. Sigurojmë qytetarët se proceset e startimit kryhen me përkujdesje të shtuar teknike, nën mbikëqyrje të vazhdueshme, dhe janë të domosdoshme për:

    – 𝐠𝐚𝐫𝐚𝐧𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐟𝐮𝐫𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐬𝐭𝐚𝐛𝐢𝐥 𝐦𝐞 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐢𝐤𝐞, 𝐝𝐡𝐞 

    – 𝐫𝐮𝐚𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬ë 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤𝐞 𝐭ë 𝐩𝐚𝐣𝐢𝐬𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐭𝐢𝐤𝐞.

    Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm!

    KEK sh.a. mbetet e përkushtuar ndaj menaxhimit të përgjegjshëm të kapaciteteve prodhuese, përmes mirëmbajtjes së kujdesshme, planifikimit teknik dhe angazhimit profesional të pandërprerë, për të garantuar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për vendin.

    Gjithë t’ mirat,

    Departamenti për Marrëdhënie

    me Publikun dhe Komunitete

    KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS

    Artikuj të ngjashëm

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin

    Trump pasi njoftoi se s’ka të lënduar dhe rrëzimin e raketave: Urime botë, është koha për paqe 

    Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë

    Të Fundit

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin

    Trump pasi njoftoi se s’ka të lënduar dhe rrëzimin e raketave: Urime botë, është koha për paqe 

    Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë

    OKB: Pavarësisht përpjekjeve të BE-së, tensionet Kosovë-Serbi mbeten të larta

    Trump falënderon Iranin për përgjigjen e përmbajtur dhe inkurajon Izraelin të shkojë drejt paqes

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.