Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Skandal në Disneyland Paris. Një burrë i pasur e rezervoi të gjithë parkun për t`u martuar me një vajzë 9 vjeçe

    23/06/2025 11:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    I gjithë stafi i Disneyland Paris u trondit nga ajo që pa: një burrë kishte marrë me qira të gjithë parkun, duke e mbyllur për publikun, për të organizuar një martesë përrallash. Po pranë tij ndodhej një vajzë vetëm 9 vjeç, e cila pretendonte se donte të martohej me të.

    Ngjarja ka ndodhur në agimin e së shtunës, në një orar kur parku zakonisht është i mbyllur për vizitorët dhe përdoret për evente private. Siguria e parkut, fillimisht e habitur, ndërhyri menjëherë dhe dorëzoi burrin në polici. Lajmi  ka shkaktuar zemërim dhe tronditje të thellë në opinion.

    Burri, një person shumë i pasur, është arrestuar me akuzën e pedofilisë, së bashku me tre persona të tjerë. Rreth 100 të ftuar që ndodheshin në pritje janë shpërndarë dhe dërguar në shtëpi. Autoritetet franceze nuk kanë dhënë ende detaje mbi kombësinë e të arrestuarit apo të shoqëruesve të tij.

    Në një deklaratë zyrtare, drejtuesit e Disneyland Paris thanë: “Pasi konstatuam shkelje të rënda, njoftuam menjëherë forcat e rendit, të cilat ndërhynë pa vonesë. Po bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet dhe vetë parku ka bërë një kallëzim penal.”

    Prokuroria vendore ka konfirmuar vetëm hapjen e hetimeve penale. Katër të arrestuarit ndodhen në komisariatin e policisë në Chessy, pranë parkut./theguardian/

    Artikuj të ngjashëm

    Irani sulmon bazën amerikane në Katar me raketa balistike

    Ngjarje horror në plazhin e njohur të Spanjës, dalin në breg 5 trupa të pajetë, me duar e këmbë të lidhura

    ”Ishalla ma bënë hallall që ta mora jetën pa dashje”, reagon 21 vjeçari që e goditi aksidentalisht 4 vjeçarin

    Të Fundit

    Irani sulmon bazën amerikane në Katar me raketa balistike

    Ngjarje horror në plazhin e njohur të Spanjës, dalin në breg 5 trupa të pajetë, me duar e këmbë të lidhura

    ”Ishalla ma bënë hallall që ta mora jetën pa dashje”, reagon 21 vjeçari që e goditi aksidentalisht 4 vjeçarin

    Boshatiset baza amerikane në Katar, Irani mund të godasë nga çasti në çast

    Shërbimi rus i inteligjencës pretendon se Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.