Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Deputetja e Nismës: Liderët të ulen e ta gjejnë një marrëveshje, Limaj i gatshëm

    23/06/2025 10:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi tha se partitë politike “duhet ta arsyetojnë besimin” e marrë nga qytetarët.

    Ajo tha se është e bindur se qytetarët e dinë “drejt dhe saktë” se cila është situata.

    Partitë “duhet që të jenë nmë gjendje të ulen, të diskutojnë, të japin ide, të shkëmbejnë ide dhe të vijnë deri te një zgjidhje e cila është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

    Krasniqi tha se “Nisma po mundohet me të gjithë kapacitetin e saj, aq sa mundet, ta japë maksimumin për ta ndryshuar gjendjen”.

    “Ju e dini që kryetari Limaj është ulur për të diskutuar me liderët e subjekteve politike, por deri më tani ju e keni parë që nuk ka një marrëveshje politike për ta konstituuar Kuvendin”, tha ajo.

    Deputetja tha se kryetari i Nismës, Fatmir Limaj “për muaj të tërë është linçuar për takimet” që i ka pasur për zgjidhjen e ngërçit politik.

    Ajo tha se liderët “duhet ta gjejnë gatishmërinë e të ulen ta gjejnë një marrëveshje”.

    “Lideri Limaj, ju e dini që asnjëherë nuk është larguar prej përgjegjësisë që duhet të takohemi me liderët e subjekteve politike dhe unë jam e bindur që kushdo që e fton, është i gatshëm që ta japë kontributin e tij”.

    Artikuj të ngjashëm

    Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë

    OKB: Pavarësisht përpjekjeve të BE-së, tensionet Kosovë-Serbi mbeten të larta

    Trump falënderon Iranin për përgjigjen e përmbajtur dhe inkurajon Izraelin të shkojë drejt paqes

    Të Fundit

    Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë

    OKB: Pavarësisht përpjekjeve të BE-së, tensionet Kosovë-Serbi mbeten të larta

    Trump falënderon Iranin për përgjigjen e përmbajtur dhe inkurajon Izraelin të shkojë drejt paqes

    Elshani: Kemi biseduar me Arsenijeviçin, do të intervistohet si të mbërrijë në kufi

     Si reaguan qytetarët në Dubai ndaj raketave të Iranit drejt bazës amerikane?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.