Policia e Kosovës gjatë një aksioni dje në Vallaq të Zveçanit ka hasur në një sasi të madhe armatimi.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se armatimi është gjetur në një objekt që i përket politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq.
Në lidhje me këtë, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se gjatë bastisjes, Arsenijeviqi nuk ishte prezent por në momentin që do ta intervistojnë.
“Person me interes për intervistim është ai [Arsenijeviqi]. Në momentin e parë që hasim në të, do të intervistohet dhe më pas prokurori vendos në lidhje me të”, tha Elshani.
Në njoftim, policia tha se gjatë bastisjes, prezent ishin KFOR-i amerikan dhe njësi monitoruese nga EULEX-i.