Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bajrami: Albini nesër vjen në Kuvend për t’u tallur me qytetarët, shteti nuk mbahet me propagandë

    22/06/2025 18:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sindikata e Re e KEK-ut ka postuar një video, ku një punëtor shihet duke dalë nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5. Këto pamje, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka quajtur “heroi i kazanit, turpi i qeverisë”.

    Ajo alarmon se si punëtori në fjalë del “me rrobat e shqyera dhe pa asnjë pajisje mbrojtëse, në kushte tepër të rënda, duke rrezikuar jetën”.

    Bajrami thotë se Albin Kurti dhe Artana Rizvanolli ka katër vite që lavdërohen për fitimet në KEK-ut, ndërsa ju bën thirrje atyre të dalin dhe tregojnë sot çka po ndodhë me atë fitim, sepse sipas saj investime në remonte e modernizim nuk ka, paga më të larta nuk ka, kushte më të mira për punë nuk ka.

    Bajrami thotë se Kurti nesër, prapë, vetë i 48-ti, vjen në Kuvend për t’u tallur me qytetarët.

    Postimi i plotë:

    Heroi i kazanit, turpi i qeverisë

    Pamjet që po qarkullojnë nga KEK-u janë fakte të gjalla për degradimin institucional të një sektori jetik siç është ai i energjisë.

    Në postimin e “Sindikatës së Re të KEK-ut”, punëtori del nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5, me rrobat e shqyera dhe pa asnjë pajisje mbrojtëse, në kushte tepër të rënda, duke rrezikuar jetën. Punëtori në video dhe qindra si ai përkundër vështirësive, punojnë pa ndalë9 që vendi të mos zhytet në terr, derisa tenderët e KEK-ut ndahen në WhatsApp.

    Ky është KEK-u nën qeverisjen e Komitetit për Energji të Lëvizjes Vetëvendosje, me tenderë të negociuar pa garë, pa fizibilitet, pa transparencë, si tenderi për ”Rehabilitim dhe Modernizim e A3”, i hapur nga janari i këtij viti – tender 137 milionë euro me negociata, e për të cilin KEK-u as studim fizibiliteti nuk ka, e në anën tjetër, kompanitë e privilegjuara nga ky pushtet bëjnë qindra miliona qarkullim nga importi i energjisë.

    A e dini që ka katër vite që Albini, Artanja dhe të tjerë lavdërohen për fitimet në KEK-ut? Dilni, tregoni sot çka po ndodhë me atë fitim, sepse investime në remonte e modernizim nuk ka, paga më të larta nuk ka, kushte më të mira për punë nuk ka. Tregoni a po gjeneron KEK-u energji duke sakrifikuar edhe remontet, sepse kjo ju lëverdisë tregtarëve të energjisë, pasi që ata fitojnë edhe kur shet edhe kur blen Kosova energji.

    Për këto pamje nuk pres që të deklarohet Albini, as vartësit e tij. Ai nesër, prapë, vetë i 48-ti, vjen në Kuvend për t’u tallur me qytetarët.

    Një gjë është e vërtetë se shteti nuk mbahet me propoagandë, por me djersën e këtyre punëtorëve.
    Prokuroria ka detyrë ta kthejë shtetin nga pengmarrësit te qytetarët.

    HETIM!

    Artikuj të ngjashëm

    Milicitë e mbështetura nga Irani gati për të sulmuar bazat amerikane

    “Gatitu!” para gjenerales shqiptare – gruaja e parë në detyrën e zëvendëskomandantes së Forcës Tokësore 

    NATO bie dakord për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen

    Të Fundit

    Milicitë e mbështetura nga Irani gati për të sulmuar bazat amerikane

    “Gatitu!” para gjenerales shqiptare – gruaja e parë në detyrën e zëvendëskomandantes së Forcës Tokësore 

    NATO bie dakord për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen

    Rënia e madhe e VV-së në sondazh, Ymeri: Qytetarët po e fajësojnë për bllokadën

    Trump shpall sloganin MIGA (Make Iran Great Again)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.