Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zgjedhjet lokale, KQZ do shpenzojë rreth 2.5 milionë euro për votimin jashtë vendit

    22/06/2025 11:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Për dy rundet e zgjedhjeve lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka planifikuar të shpenzojë rreth 2.5 milionë euro vetëm për operacionin e votimit me postë dhe tërheqjen e dërgesave postare.

    Kjo shumë mendohet të mbulojë koston për 100 mijë votues të regjistruar në rundin e parë, 70 mijë prej tyre në raundin e dytë dhe shërbimet e ndryshme postare.

    Këto të dhëna janë bërë të ditura nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    Ai tha se vetëm pas procesit të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, KQZ-ja do të ketë një pasqyrë më të qartë për këtë kosto.

    “Shuma e planifikuar nga KQZ-ja për të mbuluar këtë operacion zgjedhor është në vlerë 2 milionë e 480 mijë euro. Në këtë planifikim është llogaritur organizimi i procesit për 100 mijë votues të regjistruar në rundin e parë, për 70 mijë prej tyre në rundin e dytë si dhe shërbimet postare për tërheqjen për në Kosovë të dërgesave nga kutitë postare që do të hapen në shtete të ndryshme të botës. Sidoqoftë, ky është vetëm një planifikim dhe do të duhej të presim përfundimin e procesit të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës për të pasur një pasqyrë më të qartë”, tha Elezi.

    Sipas tij, kjo kosto vjen pas masave që ka ndërmarrë KQZ-ja, të cilat do të ndikojnë në integritetin e procesit të votimit jashtë Kosovës.

    Ai shpjegoi se në këto zgjedhje lokale votimi jashtë vendit do të realizohet vetëm përmes postës, pasi Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk lejon organizimin e votimit në përfaqësi diplomatike.

    Sipas KQZ-së, të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit, mund të votojnë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, nëse aplikojnë dhe regjistrohen suksesshëm për votim jashtë Kosovës. Periudha e regjistrimit do të zgjasë 38 ditë (23 korrik – 29 gusht 2025) dhe gjatë kësaj kohe të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Futja e SHBA-së në luftë kundër Iranit, Kurti: Është superfuqia demokratike që duhet mbështetur

    Një paraqitje e guximshme, Rita Ora shkëlqen në skenën e Hamburgut

    Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së do të mbajë takim urgjent

    Të Fundit

    Futja e SHBA-së në luftë kundër Iranit, Kurti: Është superfuqia demokratike që duhet mbështetur

    Zgjedhjet lokale, KQZ do shpenzojë rreth 2.5 milionë euro për votimin jashtë vendit

    Një paraqitje e guximshme, Rita Ora shkëlqen në skenën e Hamburgut

    Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së do të mbajë takim urgjent

    Arrestohen dy persona në Drenas, dyshohet se goditën një person me shkop druri në kokë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.